Bota

Japonia merr vendimin e ri ndaj Rusisë, ndalon eksportin e 164 artikujve të tjerë

Lajmin e ka konfirmuar sot ministria e tregtisë së Japonisë. Lista mësohet do të përfshijë 164 artikuj shtesë, kryesisht për përdorim industrial, si bateritë litium-jon, shkarkimet e makinave ose vaji i motorit të makinave.

5 Prill 2024, 07:58 Nga N.F
Japonia merr vendimin e ri ndaj Rusisë, ndalon eksportin e 164 artikujve
Foto ilustruese

JAPONI- Tokio ka njoftuar së fundmi se po zgjeron listën e artikujve të ndaluar që të eksportohen nga Rusia në vendin e tyre. Lajmin e ka konfirmuar sot ministria e tregtisë së Japonisë. Lista mësohet do të përfshijë 164 artikuj shtesë, kryesisht për përdorim industrial, si bateritë litium-jon, shkarkimet e makinave ose vaji i motorit të makinave.

Këto shtesa zgjerojnë më tej listën e produkteve, eksporti i të cilave në Rusi është i ndaluar nën sanksionet ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë. Gjithashtu përfshihen artikuj të tillë si termostate, makineri për përpunimin e drurit, produkte nitroceluloze etj. dhe ndalimi do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 17 prill. Ministria japoneze e Tregtisë shtoi se ndalimi i eksporteve të Rusisë do të hyjë në fuqi më 10 maj.

rusia japonia eksporte

Sondazh

Poll