Bota

"Open Arms" pezullon operacionet në Gaza pas vdekjes së shtatë punonjësve humanitar të WCK-së

Punëtorët e organizatës joqeveritare amerikane WCK ishin rrugës për të shkarkuar ndihmat humanitare nga një anije e dytë që po largohej nga Qipro, kur kolona e tyre u sulmua të hënën në Rripin e Gazës.

5 Prill 2024, 07:47 Nga N.F
"Open Arms" pezullon operacionet në Gaza pas vdekjes së
Open Arms

GAZA- Organizata joqeveritare spanjolle, "Open Arms" e cila së bashku me "World Central Kitchen" (WCK) kishin marrë me qira anijen e parë me ndihma humanitare që mbërriti në Rripin e Gazës nga Qipro përmes një korridori të posaçëm detar, njoftoi të enjten se po pezullonte aktivitetin e saj në enklavën palestineze, pas vdekjes së shtatë punëtorëve të WCK në një sulm ajror izraelit të hënën.

"Ne kërkojmë përgjigje dhe llogari për këtë sulm të papranueshëm," tha drejtori i Open Arms Oscar Camps, sipas një njoftimi për shtyp nga OJQ.

Punëtorët e organizatës joqeveritare amerikane WCK ishin rrugës për të shkarkuar ndihmat humanitare nga një anije e dytë që po largohej nga Qipro, kur kolona e tyre u sulmua të hënën në Rripin e Gazës.

Ndërsa anija e dytë e Open Arms u kthye të mërkurën në portin qipriot të Larnakës, misioni në korridorin humanitar në Rripin e Gazës së bashku me Kuzhinën Qendrore Botërore është pezulluar pas sulmit në kolonë. 

Open Arms dhe WCK punuan së bashku për të krijuar një korridor humanitar detar që dërgoi 200 tonë ushqim nga Qipro në brigjet e Rripit të Gazës në udhëtimin e parë në mes të marsit. Pas bombardimit të kolonës së saj, WCK, e cila shpërndante ushqime të përditshme në Rripin e Gazës, njoftoi se po pezullonte aktivitetin e saj atje.

open arms gaza ndihma

Sondazh

Poll