Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, vihen në pranga 22 persona, mes tyre edhe 7 shqiptarë

Mediat italiane bëjnë me dije se nga 22 të arrestuarit 7 prej tyre janë shqiptarë, 1 person me shtetësi dominikane dhe 2 me origjinë kolumbiane. Autoritetet në Itali bëjnë me dije se grupi ndërkombëtar i trafikut të armëve dhe drogës operonte që prej vitit 2014.

3 Prill 2024, 20:10 Nga N.F
Shkatërrohet banda e drogës në Itali, vihen në pranga 22
Foto ilustruese

ITALI- Autoritet italiane ka zhvilluar një megaoperacion anti-drogë ku kavë vënë në pranga 22 persona. Sipas raportimeve mes të arrestuarve janë vënë në pranga edhe 7 shqiptarë. Arrestimi i tyre solli shkatërrimin një grup të organizuar kriminal në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe armëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se nga 22 të arrestuarit 7 prej tyre janë shqiptarë, 1 person me shtetësi dominikane dhe 2 me origjinë kolumbiane. Autoritetet në Itali bëjnë me dije se grupi ndërkombëtar i trafikut të armëve dhe drogës operonte që prej vitit 2014. Gjashtë nga 22 të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një bande kriminale, që vepron që nga viti 2014 në Xhenova, në Panama, Kolumbi dhe Venezuelë.

Grupi kriminal furnizohej nga Amerika Latine. Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo, i cili kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut edhe pas arrestimit të tij në vitin 2015, pas kapjes së një sasie të madhe kokaine.

itali droge arrestim shqiptar

Sondazh

Poll