3 Prill 2024, 20:07
Nga r.ll
davide pecorelli
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës, ka dënuar ditën e sotme me 4 vite burg sipërmarrësin italian që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin. Në mungesë të tij, Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi . Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari i Shkodrës,Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shndërruar në punë të dobishme shoqërore.
Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, ndërsa kjo kërkesë do të shqyrtohet me 28 maj 2024 në Gjykatën e Apelit të Perugias, ndonëse nuk pritet të pranohet. Vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri për të qartësuar historinë që ai vetë inskenoj.
Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.
davide pecorelli gjykata e shkodres
Aktualitet
3 Prill 2024, 18:53
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha sot gjatë një takimi me gazetarët se intimidimet...
Aktualitet
3 Prill 2024, 18:43
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Një 45-vjeçar shqiptar ka vjedhur nga dyqani i famshëm i "Cartier" në Francë bizhuteri të ndry...
Aktualitet
3 Prill 2024, 18:19
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ngritur alarmin se në Shqipëri po përhapet fenomeni problematik i trafikimit dhe përdo...
Aktualitet
3 Prill 2024, 18:08
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në nisje të "sezonit" të mbjelljes së kanabisit se këtë v...
Aktualitet
3 Prill 2024, 18:04
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi trafikun e klandestinëve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri...
Aktualitet
3 Prill 2024, 17:22
r.ll
foto nga punimet
SHËNGJIN- Ka filluar puna për ndërtimin e një qendre për regjistrimin emigrantëve në qytetin e portit v...
Aktualitet
3 Prill 2024, 16:45
r.ll
policia e vlores
VLORË- Një 46-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë dhe është shpallur në kër...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:48
M.B
OSHEE
TIRANA- Të gjithë ata që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike qoftë biznese, familjarë a...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:43
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Piktori Ali Oseku u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 80-vjeçar...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e kantierit ku po punonte, në kryeqytet, dhe për pasojë...