Bota

Aleati i Putin-it: NATO po sulmon Rusinë nëpërmjet Ukrainës

Patrushev tha se 75 vitet e historisë së NATO-s që nga themelimi i saj më 4 prill 1949 e kishin treguar atë si një burim afatgjatë "rreziku, krize dhe konflikti".

2 Prill 2024, 11:20 Nga M.B
Aleati i Putin-it: NATO po sulmon Rusinë nëpërmjet Ukrainës
Foto ilustruese

MOSKË– Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, një aleat i fuqishëm i presidentit Vladimir Putin, tha të martën se NATO në thelb po luftonte Rusinë në Ukrainë dhe se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA kishte ndihmuar në organizimin e sulmeve në territorin sovran rus. Patrushev tha se 75 vitet e historisë së NATO-s që nga themelimi i saj më 4 prill 1949 e kishin treguar atë si një burim afatgjatë "rreziku, krize dhe konflikti".

"Aleanca e Atlantikut të Veriut është de-fakto një palë në konfliktin ukrainas dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në organizimin e bombardimeve të territoreve ruse. Në kuadrin e saj po merren vendime kolektive për furnizimet e reja të armëve me një rritje të aftësive të tyre teknike dhe me rreze të gjatë dhe instruktorët e NATO-s në disa vende po trajnojnë mercenarë dhe diversantë për pjesëmarrjen e tyre në operacionet anti-ruse", tha Patrushev për gazetën Argumenty I Fakty.

Ukraina ka goditur thellë në territorin rus gjatë vitit të kaluar, duke bombarduar rafineritë e naftës dhe fabrikat e armëve me dronë dhe duke bombarduar vazhdimisht rajonet kufitare ruse.  Kievi thotë se po lufton për ekzistencën e tij në një luftë brutale që ka lënë pjesë të territorit të tij në gërmadha dhe mijëra të vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se nuk i mbështesin sulmet e Ukrainës brenda Rusisë.

Putin muajin e kaluar paralajmëroi Perëndimin se një konflikt i drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s do të nënkuptonte se planeti ishte një hap larg Luftës së Tretë Botërore dhe tha se disa personel ushtarak të NATO-s ishin tashmë të pranishëm në Ukrainë.

nato rusia

Sondazh

Poll