Art&Argëtim

Christopher Nolan nderohet me titullin "Sir"

Gruaja e tij, producentja Emma Thomas do nderohet me titullin “Damë”, ekuivalenti femëror i çmimit, deklaroi qeveria britanike të enjten në një liste nderimesh që do ti bëhen personave të ndryshëm me rekomandim të kryeministrit Rishi Sunak, që gjithashtu përfshin politikanë konsevatorë dhe lidera të industrisë së teknologjisë.

1 Prill 2024, 09:24 Nga h.k
Christopher Nolan nderohet me titullin "Sir"
Foto ilustruese

SHBA-Regjisori britaniko-amerikan Christopher Nolan do të nderohet me titullin “Sir” nga Britania e madhe “për shërbimet e tij ndaj kinematografisë”. Kjo vjen shumë shpejt pas fitores së tij në Oscars për dramën historike “Oppenheimer”.

Gruaja e tij, producentja Emma Thomas do nderohet me titullin “Damë”, ekuivalenti femëror i çmimit, deklaroi qeveria britanike të enjten në një liste nderimesh që do ti bëhen personave të ndryshëm me rekomandim të kryeministrit Rishi Sunak, që gjithashtu përfshin politikanë konsevatorë dhe lidera të industrisë së teknologjisë.

Oppenheimer që theu rekorde shikueshmërie është një film që ka tematikë garën për të ndërtuar bombën e parë atomike. Ky film fitoi shtatë Oscars duke përfshirë trofeun për filmin më të mirë dhe çmimin “regjisori më i mirë” për Christopher Nolan.

Karriera e Christopher Nolan përfshin filma të tjerë rekordthyes si “Interstellar”, “Inception”, “Dunkirk” dhe triologjinë e “Batman”.

christopher nolan

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Prill 2024, 08:24 h.k

Sekretet e rinisë së Jennifer Aniston

Foto ilustruese SHBA-Është shkruar dhe thënë shumë se si Jennifer Aniston arrin të duket e re në moshën 55-vje&cce...

Art&Argëtim 30 Mars 2024, 17:02 S.B

Courteney Cox rikthehet në "Scream VII"

Courteney Cox SHBA- Aktorja e njohur Courteney Cox është në bisedime për filmin e ardhshëm horror “Scream VII”. C...