Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Savër-Fier

Raportohet se shtetasi A. F. duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin H. S., 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

29 Mars 2024, 21:17 Nga h.k

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Savër-Fier

FIER-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi një 55-vjçar ka përplasur për vdekje një të moshuar. Raportohet se shtetasi A. F. duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin H. S., 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll