Aktualitet

Aksident në Fier/ Përplasen 2 automjete, një prej drejtuesve mbetet i plagosur

Aksident në Fier/ 24-vjeçari përplas një “Benz”, drejtuesi i të cilit është plagosur

28 Mars 2024, 16:59 Nga S.N
Aksident në Fier/ Përplasen 2 automjete, një prej drejtuesve
Foto Ilustrim

FIER- Një aksident ka ndohur në fshatin Marinëz në Fier. Drejtuesi 24-vjeçar ka humbur kontrolin e mjetit dhe për pasojë ka goditur një automjet tjetër tip “Benz”, drejtuesi I të cilit ishte një 60-vjeçar.

Bëhet me dije se 60-vjeçari me inicialet N.G është dëmtuar lehtë dhe po merr kujdes mjekësor. Ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident fier

Sondazh

Poll