Sport

Arturo Vidal në telashe, u raportua për shkatërrimin e një apartamenti

Mesfushori kilian ishte larguar nga apartamenti pa paguar qiranë muajt e fundit dhe e ka lënë banesën në një gjendje të përcaktuar si të papërdorshme…

26 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Arturo Vidal në telashe, u raportua për shkatërrimin e një

BRAZIL - Probleme në Brazil për Arturo Vidal! Ish-lojtari i Juves dhe Interit, tani në Colo Colo, u raportua nga një agjent imobiliar për shkatërrimin e një apartamenti në Rio de Janeiro kur luante për Flamengo.

Sipas “O Globo”, mesfushori kilian ishte larguar nga apartamenti pa paguar qiranë muajt e fundit dhe e ka lënë banesën në një gjendje të përcaktuar si të papërdorshme: borxhi do të shkonte në rreth 50.000 euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll