Sport

Gabigol u dënua dy vjet, për tentativë mashtrimi në testin e dopingut...

Ish-sulmuesi i Interit, i shpallur fajtor, do të apelojë në CAS. Rasti daton në prill 2023 gjatë një kontrolli të befasishëm

26 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA
Gabigol u dënua dy vjet, për tentativë mashtrimi në testin e

BRAZIL - Dy vjet skualifikim për Gabigol: ky është vendimi i Gjykatës Sportive të Antidopingut  brazilian, që ka shkelur nenin 122 të kodit përkatës antidoping, i cili parashikon një dënim maksimal prej katër vjetësh.

Faktet datojnë që në 8 prill 2023 gjatë një kontrolli të befasishëm në një seancë stërvitore të Flamengos, pra data efektive e ndalimit e cila, duke filluar nga prilli i kaluar, do të arrijë deri në prillin e 2025 kur, ndër të tjera, kontrata e sulmuesit ish-Inter (e cila do të përfundojë më 31 dhjetor 2024) do të ketë skaduar tashmë. Gabigol ka shpallur ankim  në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Rasti, siç u përmend, daton në 8 prill 2023, në prag të ndeshjes kundër Fluminense, finale e kampionatit Carioca, kur në kampin stërvitor të Flamengos u krye një test dopingu befasues.

Sipas asaj që shkruan ‘UoL’, Gabigol fillimisht ka fyer komisionerët e antidopingut duke u ankuar se ka qenë gjithmonë në sferën e kontrolleve, më pas ka tentuar të fshehë organet gjenitale gjatë mbledhjes së urinës (që është e ndaluar) dhe më pas e ka dorëzuar në të hapur enë me urinë (ndërsa duhet të dorëzohet e mbyllur).

Për këto fakte ai është denoncuar më pas për “ mashtrim apo tentativë mashtrimi të procesit të kontrollit antidoping ”, deri në vendimin e sotëm të skualifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll