Bota

Dialogu, Bislimi: U demaskua qasja destruktive e Serbisë, por ne vijuam angazhimin tonë

Bislimi, në një postim në rrjetet sociale, ka përmendur sjelljen me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

25 Mars 2024, 09:09 Nga M.B
Dialogu, Bislimi: U demaskua qasja destruktive e Serbisë, por ne
Besnik Bislimi

KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vitet e fundit, dialogu u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por Serbia vazhdon ta refuzojë. Bislimi, në një postim në rrjetet sociale, ka përmendur sjelljen me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

Ai thotë se pavarësisht “demaskimit destruktive të Serbisë”, Prishtina zyrtare ndaloi të jetë aktive në dialog.

“Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit. U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut”, shkruan ai.

besnik bislimi

Sondazh

Poll