24 Mars 2024, 11:05
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË-Një 25-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi i ka vjedhur xhiron ditore faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”.
Në pranga ka përfunduar Emirjan Deda. Ky i fundit rreth mesnatës kishte goditur në kokë faturinon, i cili denoncoi ngjarjen, dhe i kishte marrë 675 euro. Policia sekuestroi paratë vjedhura në cilësinë e provës materiale. Deda akuzohet për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas kallëzimit për një rast vjedhjeje rreth mesnatës, në Rrugën e Kombit. I vodhi me dhunë, në rrugë, xhiron ditore, faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, kapet dhe arrestohet 25-vjeçari Emirjan Deda.
Gjendet dhe sekuestrohet shuma 675 euro që vodhi ky shtetas. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 31 vjeç, faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, se rreth mesnatës, një shtetas e kishte goditur në kokë, për t’i marrë çantën e brezit, me para në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. D., 25 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”.
emirjan deda
Aktualitet
24 Mars 2024, 10:50
r.ll
godina ku u torturua i riu
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka kaluar 16 orë makthi, pasi u rrëmbye dhe torturua nga katër bashk&eu...
Aktualitet
24 Mars 2024, 10:28
r.ll
policia rrugore
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se gjatë javës që lamë pas ka arres...
Aktualitet
24 Mars 2024, 10:18
r.ll
policia e durresit
DURRËS- Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me dhjetëra doza lënde narkot...
Aktualitet
24 Mars 2024, 10:06
r.ll
foto ilustruese
ITALI - Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për trafik droge. Në pranga ka p...
Aktualitet
24 Mars 2024, 09:00
r.ll
pamje te portit
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet socialet pamjet nga punimet që po kryhen ...
Aktualitet
24 Mars 2024, 07:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme pritet mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndi...
Aktualitet
23 Mars 2024, 22:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në Shqipëri, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua pasditen e s&eu...
Aktualitet
23 Mars 2024, 21:47
h.k
Foto ilustruese
HIMARË-Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka, përkatësisht drejtori i Kadastrës së Vlorës dhe juristi i Kadastr&eum...
Aktualitet
23 Mars 2024, 20:50
h.k
Foto ilustruese
BRITANI-Dy shqiptarë në Britani, të arrestuar për vrasjen e një trafikanti droge me të cilin kishin rivalite...
Aktualitet
23 Mars 2024, 19:47
h.k
Foto ilustruese
FIER-Një autobus është përfshirë në flakë ne ecje ne rrugën Fier-Patos. Paraprakisht dyshohet se s...