U rrëmbyen nga bandat, lirohen më shumë se 280 nxënës nigerianë
foto ilustruese NIGERI- Më shumë se 280 nxënës nigerianë të rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kuriga ...
Forca ajrore ukrainase ka raportuar se 18 prej 28 raketave dhe 25 prej 28 sulmeve me dronë janë bllokuar. Ndërkohë, zëvendësministrja e Energjisë Svitlana Grynchuk, ka thënë më 23 mars që më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e sulmeve ruse në rrjetin elektrik më 22 dhe 23 mars.
KIEV- Raketat ruse e kanë goditur kryeqytetin ukrainas, Kievin, në orët e para të 24 marsit, cka përbën sulmin e tretë “masiv” në këtë qytet në katër ditët e fundit. Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë në platformën Telegram se aktualisht nuk ka raportime për viktima.
Sulmet në kryeqytet kanë zgjatur rreth dy orë. Raketat ruse e kanë goditur edhe rajonin perëndimor të Lvivit, duke nxitur Poloninë, vend anëtar i NATO-s, që të rrisë alarmin në mbrojtjen e saj ajrore. Varshava ka raportuar që një raketë e ka shkelur hapësirën ajrore shtetërore afër qytezës Oserdov.
Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, ka thënë në Telegram se asnjëra prej raketave nuk e ka goditur qytetin, ndonëse e kanë pasur cak “infrastrukturën kritike”. Forca ajrore ukrainase ka raportuar se 18 prej 28 raketave dhe 25 prej 28 sulmeve me dronë janë bllokuar. Ndërkohë, zëvendësministrja e Energjisë Svitlana Grynchuk, ka thënë më 23 mars që më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e sulmeve ruse në rrjetin elektrik më 22 dhe 23 mars.
“E kemi kuptuar që objektivi i tyre kryesor është sistemi energjetik”, ka thënë Grynchuk.
“Sulmi i tyre një ditë më parë ka qenë ndoshta më i madhi prej nisjes së luftës”, në shkurt të vitit 2022. Më shumë se 250.000 njerëz është raportuar të kenë mbetur pa energji elektrike vetëm në rajonin e Harkivit. Sulmi i fundit ka ndodhur pak orë pas sulmit të së premtes në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke lënë 133 persona të vdekur.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik, duke thënë se ka kryer sulm të madh kundër “të krishterëve”. Zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar vërtetësinë e deklaratës së grupit. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë tjerë të Rusi sugjerojnë – pa ofruar dëshmi – se Ukraina ka qenë e përfshirë në sulm. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka mohuar çfarëdo lidhje me sulmin./REL
foto ilustruese NIGERI- Më shumë se 280 nxënës nigerianë të rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kuriga ...
pamje nga sulmi SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së,Kamala Harris dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë s&e...
foto ilustruese KOSOVË- Ditën e sotme shënohen 25 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake e polic...
foto ilustruese RUSI- Në Moskë vazhdon tronditja pas sulmit terrorist të premten në mbrëmje. Qytetarëve i ësht...
ursula von der leyen dhe borjana kristo BRUKSEL- Për pak nuk do të ishte realizuar. Komisioni Europian ia kishte rekomanduar me urgjenc...
pamje nga sulmi RUSI- Një video-dokument nga sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës u publikua nga organizata ...
foto ilustruese GAZË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka denoncuar bllokimin e ndihmave për të hyrë n...
VARSHAVË- Polonia tha se kishte aktivizuar avionët mbrojtës të dielën në mëngjes për të siguruar hapësir&eum...
Foto ilustruese UKRAINË-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka qenë e pritshme që presidenti rus Vladimir...
Foto ilustruese SHBA-Aksionet e kompanisë Apple ranë me 4.1$ në mbylljen e bursës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, d...