Sport

Trajneri i Anglisë: S’ kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë, ishte ndeshje e vështirë

18 Nëntor 2019, 07:11 Nga DOSJA
Trajneri i Anglisë: S’ kam përjetuar kurrë atmosferë

KOSOVË- Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas fitores me Kosovën, ku është shprehur se kishte përjetuar emocione të veçanta në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai gjatë intervistës për mediat në Kosovë u shpreh se Kosova kishte momente më mirë se Anglia, dhe sipas tij i kishin bërë të vështirë lojën.  “Kosova na e bëri të vështirë lojën, veçantërisht në pjesën e parë”, tha trajneri.

Ishte e vështirë të luajmë në presion por shënuam një gol të bukur dhe e hapëm lojën. Në 70 minuta është dashur të mbajmë presionin. Atmosfera ishte e mrekullueshme. Nuk kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë”, shtoi Southgate.

Trajneri më tej foli dhe për mundësinë e kualifikimit të Kosovës nga ndeshja në Ligën e Kombeve dhe falenderoi tifozët për mikpritjen.

Ne ju urojmë fat dhe ju falënderojmë për këtë pritje. Unë mendoj se gjithë skuadra e vlerësojnë këtë mikpritje dhe njerëzit të na presin në këtë mënyrë e kemi mirëpritur. Keni ndeshje të mira dy vitet e fundit por eksperienca e ndeshjes ne Pragë dhe ajo që ka përfituar Kosova do ju ndihmojë shumë”, përfundoi trajneri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gareth southgate ndeshja kosove-angli gareth southgate ndeshja kosove-angli

Sondazh

Poll