Art&Argëtim

Nga Britania në Japoni, këto janë historitë e rralla të vajzave, që nga një jetë e thjeshtë sot jetojnë brenda pallate

17 Nëntor 2019, 16:35 Nga DOSJA

TIRANË- Në të kaluarën, mbretërit ishin të ndaluar të martoheshin me “njerëzit e thjeshtë”. Për shembull, Mbreti Edward VIII kishte abdikuar të drejtën e tij në fron për t’u martuar me dashurinë e jetës së tij. Por kohët kanë ndryshuar dhe tani çdo vajzë ka shansin të bëhet Princeshë.

Ne do të ndajmë në këtë artikull me ju sot historitë e 11 vajzave bukuroshe që u bënë Princesha.

Jestun Pema,Mbretëresha e Bhutan-it.

Jestun Pema ishte vetëm 7 vjeç kur u njoh me, Princin e Bhutanit , Jigme Khesar Namgyel Ëangchuck. Jestun ishte 10 vjet më e vogël se Jigme por ajo e pëlqente Princin aq shumë sa i kërkoi të martoheshin bashkë. Vetëm 14 vjet më vonë Mbreti Khesar u martua me Jestun Pema.

Tatiana Blatnik, Princeshë e Greqisë dhe Danimarkës.

Tatiana Blatnik  ka lindur në  Caracas të  Venezuelës. Tatiana para martesës jetoi në Londër dhe në vitin 2003 u takua me Nikolas, Princ i Greqisë dhe Danimarkës të cilët u martuan 7vjet  më vonë. Në vitin 2013 Princi dhe familja e tij u kthyen në Greqi.

Grace Kelly, Princesha e Monakos.

Historia e dashurisë së aktores amerikane, Grace Kelly-it dhe Princit Rainer të Monakos është ndër historitë më të famshme mbretërore. Grace dhe Rainer u takuan më 6 maj të 1995-ës në Kanë  rastësishtë, por Rainer dhe Grace u takuan sërishtë në Shtetet e Bashkuara ku i propozoi asaj pas 3 ditësh dhe u martuan në prill të 1956-ës.

Farah Pahlavi, Perëndesha e Iranit.

Farah Pahlavi vjen nga një familje e lartë. U diplomua në Paris dhe atje u takua me Shah Mohammed në Ambasadën Iraniane. Çifti u martua më 20 dhjetor 1959-ës.

Michiko Shoda, Mbretëresha e Japonisë.

Michiko Shoda vjen nga një familje e pasur, ajo u takua me Princin në vitin 1957-ë në një fushë tenisi. Edhe pse nëna e Mbretit Kojun ishte kundë, çifti u martua në vitin 1959-ën.

Silvia Sommerlath, Mbretëresha e Suedisë.

Silvia Sommerlath vjen nga një familje gjermano-braziliane në Heidelberg, Gjermani. Ajo u takua me Çarl Gustaf-in gjatë Olimpiadës Verore në vitin 1972. Silvia dhe Çarli u martuan 3 vjet pasi Çarli u bë Mbret në 1976-ën.

Mabel Wisse Smit, Princesha e Hollandës

Mabel Wisse Smit me origjinë Holandeze, vjen nga një familje e zakonshme. Mabel u diplomua në Amsterdam dhe zhvilloi praktika të shumta në OKB, Ministrinë e Punëve të jashtme e të tjera. Nëpërmjet shoqeve, Mabel u njoh me Princin Johan Friso dhe në vitin 2003 çifti dha lajmin e fejesës. Në vitin 2004 Princi Johan Friso dhe Mabel u martuan por ai humbi të drejtën e tij për t’u bërë Mbret.

Masako Oëada, Princesha e Japonisë.

Familja e Masako udhëtonte shumë.  Masako për herë të parë e takoi Princin e Japonisë, Naruhito, në një mbledhje çaji të ftuar nga Dukesha e Lugo-së në vitin 1986-ë. Pavarsisht polemikave familjare, Naruhito dhe Masako u martuan pas propozimit të tretë në, vitin1993.

Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it.

Ndër martesat e fundit mbretërore daton edhe martesa e Meghan dhe Princ Harry-it. Çifti u takua nga miku i tyre i përbashkët në një datë e cila nuk dihet.  Meghan Markle u martua me Princ Harry-in më 19 maj 2018.

Wallis Warfield, Dukesha e Windsor.

Wallis Warfield, e divorcuar nga një martesë e parë, në vitin 1931 ajo takoi Princin Edwart.  Në janar të vitit 1936, kur Edward u bë Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, lajmi për martesën me Wallis e detyroi për braktisjen të fronit. Në dhjetor të vitit 1936, pas braktisjes së tij Mbreti Edward u bë Duka i Windsor. Ai u martua me Wallis gjashtë muaj pas kësaj.

Sofia Hellqvist, Princesha e Suedisë. Dukeshë e Vwrmland.

Sofia dhe Princi i Suedisë, u takuan në një darkë me miq të përbashkët. Sofia dhe Princi Çarl Philip-s u martuan më 13 qershor 2015-ës.

Burimi: Brightside 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 11 vajzat qe u bene princesha filma disney princeshat 11 vajzat qe u bene princesha filma disney princeshat

Sondazh

Poll