Bota

Ndalojnë kërkimet për trupin e anëtarës së 6 të grupit të skiatorëve që vdiqën në alpet zvicerane

Gjatë operacioneve të kërkimit, u gjetën trupat e vdekur të pesë personave të bllokuar nga moti i keq në malin 3710 metra Tet Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arola. Të pestë anëtarët e ekipit ishin nga e njëjta familje.

14 Mars 2024, 21:21 Nga S.N

 

Ndalojnë kërkimet për trupin e anëtarës së 6
Foto Ilustrim

ZVICËR- Kërkimi i vazhdueshëm për anëtarin e fundit të zhdukur të një grupi prej gjashtë skiatorësh që u bllokuan javën e kaluar në Alpet zvicerane janë ndërprerë, tha sot policia në kantonin e Valais.

Gjatë operacioneve të kërkimit, u gjetën trupat e vdekur të pesë personave të bllokuar nga moti i keq në malin 3710 metra Tet Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arola. Të pestë anëtarët e ekipit ishin nga e njëjta familje.

Helikopterët kontrolluan zonën për të gjetur personin e gjashtë , një grua 28-vjeçare, e cila sipas policisë ishte ajo që thirri autoritetet për të thënë se grupi ishte në rrezik.

“Pas bisedës me familjen e saj, hetimet tashmë janë mbyllur”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

skiatoret zvicer

Sondazh

Poll