Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, Ana Kapaj emërohet zv/ministrje e Arsimit dhe Sportit

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

13 Mars 2024, 18:17 Nga r.ll
Ndryshime në kabinetin qeveritar, Ana Kapaj emërohet zv/ministrje e
ana kapaj

TIRANË- Ana Kapaj është emëruar zëvendësministrja e re e Arsimit dhe Sportit. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Kapaj më herët ka mbajtur postin e drejtueses së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” (Vetting-ut).

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ana Kapaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ana kapaj

Sondazh

Poll