Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me sende të forta një 30-vjeçar, shoqërohen në polici tre persona

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. 

13 Mars 2024, 17:47 Nga r.ll
Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me sende të
policia e korces

KORÇË- Një konflikt fizik ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në qytetin e Korçës, ku është goditur me sende të forta një person rreth 30 vjeç. Ai është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë tre autorët e dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në komisariatin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sherr ne korce

Sondazh

Poll