Bota

"Nevojë për rinovimin e pikëpamjeve", Presidenti i Rumanisë: Do të kandidoj për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Ky është një pozicion për të cilin shumë vende anëtare të NATO-s, kanë shprehur mbështetjen ndaj kandidaturës së kryeministrit holandez, Mark Rutte

12 Mars 2024, 16:38 Nga M.B
"Nevojë për rinovimin e pikëpamjeve", Presidenti i
Mark Rutte dhe Klaus Werner Iohannis

BUKURESHT- Presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi sot se ka vendosur të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ky është një pozicion për të cilin shumë vende anëtare të NATO-s, kanë shprehur mbështetjen ndaj kandidaturës së kryeministrit holandez, Mark Rutte.

"Kam vendosur të bashkohem në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Unë mendoj se NATO duhet të rinovojë pikëpamjen e saj mbi misionin e ka. Evropa Lindore ka një kontribut të çmuar në bisedimet dhe vendimet e NATO-s", u tha Iohannis gazetarëve. 

Më herët ishin SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania shtetet kryesore të aleancës që shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e kryeministrit holandez, Mark Rutte, për t'u bërë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një kohë kur Perëndimi përballet me sfida të mëdha mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

nato klaus werner iohannis

Sondazh

Poll