Politike

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama: Reforma Territoriale do një fazë të dytë

Ai tha se nëse reduktohet numri i bashkive mund të prodhojë më shumë rezultat në ekonomi.

9 Mars 2024, 17:40 Nga r.ll
"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama: Reforma
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Reforma Territoriale do një fazë të dytë, por tha se për t’u bërë kjo duhet konsensus me pakicën.

Ai tha se nëse reduktohet numri i bashkive mund të prodhojë më shumë rezultat në ekonomi. Rama shtoi se Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor.

"Reforma territoriale do më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës por ky është një debat vetëm harxhim kohe. Është e sigurt se nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre. Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll