Politike

A do ketë zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama: Presim vendimin e Apelit pastaj veprojmë sipas ligjit

Ai tha gjithashtu se komentuesit e jashtëm sipas tij duhet të lënë drejtësinë shqiptare të merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë.

9 Mars 2024, 16:51 Nga r.ll
A do ketë zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit?
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë me kryebashkët e vendit ka zhvilluar një komunikim me gazetarët. Ai u pyet nga gazetarët nëse do të ketë zgjedhje në Himarë, pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit. 

Rama u shpreh se pritet vendimi i Apelit, pastaj do të veprohet sipas ligjit. Ai tha gjithashtu se komentuesit e jashtëm sipas tij duhet të lënë drejtësinë shqiptare të merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë.

"E dini shumë mire arsyen pse nuk kemi pasur zgjedhje. Do presim vendimin e Apelit, pastaj do veprohet sipas ligjit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministria por presidenca. Do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë për të gjitha çështje e brendshme që i takojnë Shqipërisë. Është drejtësia shqiptare që vendos për qytetarët e Shqipërisë.", tha Rama

edi rama mbledhja e qeverise ne shkoder

Sondazh

Poll