Art&Argëtim

Kimia e Ariana Grandes dhe Evan Peters në videoklipin e këngës së re ''çmend'' fansat (VIDEO)

Në video, ajo shihet duke mbajtur një kuti me kujtime nga marrëdhënia e saj teksa fshin kujtesën dhe ekrani bëhet i zi.

9 Mars 2024, 13:33 Nga S.B
Kimia e Ariana Grandes dhe Evan Peters në videoklipin e këngës
Evan dhe Ariana

SHBA- Këngëtarja e njohur Ariana Grande publikoi mëngjesin e së premtes klipin zyrtar të këngës së saj të re “we can’t be friends (wait for your love).” Në video, e cila është e dyta që vjen nga albumi i saj ‘Eternal Sunshine’, ajo këndon krah aktorit Evan Peters. Fansat e albumit të këngëtares, vunë re përputhshmërinë e tyre të pamohueshme.

Videoja paraqet personazhin e Grande, teksa ajo shkon në një klinikë për të fshirë kujtimet e saj pas një ndarjeje. Në video, ajo shihet duke mbajtur një kuti me kujtime nga marrëdhënia e saj teksa fshin kujtesën dhe ekrani bëhet i zi.

Kimia e Ariana Grandes dhe Evan Peters në videoklipin e këngës
Evan dhe Ariana

Më pas, linja e historisë ndryshon ndërsa kujtimet e mira bëhen të këqija dhe shfaqen pjesët e vështira të marrëdhënies. Teksa ajo vajton për marrëdhënien e humbur, momentet e ëmbla fillojnë të zbehen ndërsa puthjet dhe momentet e tyre intime zhduken. Videoja ka një mbyllje emocionale me personazhin e Grandes që ecte përkrah një burri të ri ndërsa Evans kalon pranë tyre me një grua të re, duke mos njohur më se kush ishin dikur për njëri-tjetrin.

Kur u pyet për këngën në një intervistë, këngëtarja “Thank U, Next” tha: Ajo thotë gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë.

ariana grande evan peters

Sondazh

Poll