Bota

Njerëzit e Trump në pozita kyçe në partinë republikane përpara zgjedhjeve në SHBA

RNC pritet të luajë një rol kyç në mbledhjen e fondeve dhe mobilizimin e votuesve përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

8 Mars 2024, 19:34 Nga E. D
Njerëzit e Trump në pozita kyçe në partinë
Donald Trump

SHBA- Donald Trump  ka konsoliduar qëndrimin e tij në Komitetin Kombëtar Republikan, RNC pasi nusja e tij dhe një aleate e tij e ngushtë u zgjodhën në postet e larta drejtuese, ndërsa anëtarët debatojnë nëse GOP duhet të paguajë tarifat e tij ligjore. Anëtarët e takimit të RNC në Hjuston votuan për Michael Waitilli, kreun e partisë republikane në Karolinën e Veriut, si kryetar të saj dhe për bashkëkryetaren Lara Trump, gruan e Eric Trump.

RNC pritet të luajë një rol kyç në mbledhjen e fondeve dhe mobilizimin e votuesve përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Trump fitoi zgjedhjet paraprake të Super Martës për nominimin e partisë, duke e detyruar sfiduesen e tij të vetme, Nikki Haley, të largohej nga gara.

Kryetarja e mëparshme e RNC, Rona McDaniel, dha dorëheqjen pasi u kritikua ashpër për performancën e partisë në zgjedhje. Gjatë mandatit të saj, Trump u mund në zgjedhjet presidenciale 2020 ndërsa rezultatet e zgjedhjeve afatmesme të 2022 për rinovimin e Kongresit nuk ishin ashtu siç pritej për republikanët.

Disa anëtarë të RNC kanë bërë thirrje që partia të ndihmojë në pagesën e tarifave ligjore të Trump, të cilat, së bashku me gjobat, arrijnë në qindra miliona dollarë. Trump ka kërkuar që gruaja e djalit të tij të dytë, Eric, të marrë postin e zëvendëspresidentit, duke simbolizuar ndikimin e tij në parti. 

Një nga çështjet më të ngutshme me të cilën do të përballet udhëheqja e re janë paratë. Në fund të janarit RNC kishte më pak se 9 milionë dollarë në bankë, gati një e treta e rreth 24 milionë dollarëve të Komitetit Kombëtar Demokratik.

donald trump

Sondazh

Poll