Art&Argëtim

Një këngë të re së bashku? Flori Mumajesi dhe Arilena Ara po punojnë për një projekt të ri muzikor (FOTOT)

15 Nëntor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Një këngë të re së bashku? Flori Mumajesi dhe Arilena

TIRANË– Këngëtari dhe  kantautori i njohur Flori Mumajesi është një ndër figurat më të dashura për  publikun shqiptar.

Flori është nga ata këngëtarë që gjithmonë rrëmben zemrat e njerëzve me muzikën që  bën. Dhjetëra këngë të tij të bëra hit, vazhdojnë të dëgjohen sërish  po me të njëjtën dëshirë.

Kujtojmë që edhe kënga “Nallane”, që Flori solli me aktoren e njohur, Arielena  Ara ka bërë për vete me mijëra fansa.

E mesa duket dyshja po punojnë sërish për një projekt të ri muzikor, dhe kjo është dyshuar edhe nga fansat e artistëve në bazë të fotove që ata kanë publikuar në rrjetet sociale.

Si Flori dhe Arilena  kanë publikuar foto në të njëjtën formë me sfond të zi e të veshur në të zeza, gjë që të dyshohet se diçka e re po vjen.

Por mbetet për t’u parë, pasi asnjëri prej këngëtarëve nuk ka bërë një deklaratë për këtë çështje.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara flori mumajesi arilena ara flori mumajesi

Sondazh

Poll