Bota

Blinken falenderon Greqinë për kontributin e vazhdueshëm ndaj Ukrainës

Sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit: Sekretari dhe Kryeministri rikonfirmuan rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Greqi dhe vlerat të përbashkëta si aleatë të NATO-s në promovimin e paqes dhe prosperitetit. Sekretari falenderoi kryeministrin për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë për sigurinë e Ukrainës.

6 Mars 2024, 17:42 Nga S.N
Blinken falenderon Greqinë për kontributin e vazhdueshëm ndaj
Anthoy Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken shprehu falenderimet e qeverisë amerikane për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë për sigurinë e Ukrainës gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit:

"Sekretari dhe Kryeministri rikonfirmuan rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Greqi dhe vlerat të përbashkëta si aleatë të NATO-s në promovimin e paqes dhe prosperitetit. Sekretari falenderoi kryeministrin për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë për sigurinë e Ukrainës".

Ky falenderim i Blinkenit në emër të qeverisë amerikane, vjen pas vizitës së kryeministit grek në rajonin ukrainas në Odesse. Mitsotakis u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenkskyy. Gjatë takimit të tyre u dëgjuan sirena dhe me pas një shpërthim i shkaktuar nga raketat ruse.

Ndërkombëtarët u shqetësuan për këtë ngjarje por i gjithë delegacioni grek dhe ai ukrainas konfirmuan se ishin në gjendje të mirë. Greqia si të gjitha vendet e tjera të Europës qëndron pranë Ukrainës dhe ka kontribuar për sigurinë e saj.

antony blinken kyriakos mitsotakis nato ukraina

Sondazh

Poll