Bota

Reagon Von der Leyen për sulmin rus në Odessa: E dënoj fuqishëm kjo është një përpjekje për terrorizëm

 Ursula von der Leyen tha se kjo është një përpjekje e Rusisë për terrorizëm. Ajo theksoi se më shumë se kurrë qëndrojnë pranë Ukrainës. Ndërsa Charles Michel u shpreh se ky sulm ishte një shenjë e taktikave frikacake ruse. As ai nuk la pa përmendur mbështetjen e pa lëkundur për Ukrainën.

6 Mars 2024, 17:10 Nga S.N

 

Reagon Von der Leyen për sulmin rus në Odessa: E dënoj
Charles MicheL dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Sulmi rus gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Odessa për takimin e tij me Volodymyr Zelensky u dënua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së,  Charles Michel. 

Ursula von der Leyen tha se kjo është një përpjekje e Rusisë për terrorizëm. Ajo theksoi se më shumë se kurrë qëndrojnë pranë Ukrainës. Ndërsa Charles Michel u shpreh se ky sulm ishte një shenjë e taktikave frikacake ruse. As ai nuk la pa përmendur mbështetjen e pa lëkundur për Ukrainën.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin e neveritshëm ndaj Odesës nga Rusia gjatë vizitës së Zelensky dhe Mitsotakis. Askush nuk inimidohet nga kjo përpjekje e re për terrorizëm, sigurisht jo dy liderët në terren dhe jo populli i guximshëm i Ukrainës. Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha der Leyen.

“Sulmi në Odessa gjatë vizitës së Presidentit Zelenskydhe kryeministri Mitsotakis është një tjetër shenjë e taktikave frikacake të Rusisë në luftën e saj agresive kundër Ukrainës. Kjo është e dënueshme dhe nën librin e Kremlinit. Mbështetja e plotë e BE-së për Ukrainën dhe popullin e saj të guximshëm nuk do të lëkundet”, tha Michel.

ursyla von der leyen komisioni evropian ukraina

Sondazh

Poll