Bota

Kate Middleton shfaqet në publik dy muaj pas operacionit (FOTO)

Edhe pse është e paqartë se ku po shkonin, dukej se në automjet ishte vetëm dyshja nënë-bijë .

5 Mars 2024, 09:36 Nga S.B
Kate Middleton shfaqet në publik dy muaj pas operacionit (FOTO)
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit, Kate Middleton u pa për herë të parë pas dy muajsh që kur iu nënshtrua një operacioni abdominal. Princesha 42-vjeçare u fotografua e ulur në sediljen e pasagjerit të një Audi SUV të zi, ndërsa nëna e saj, Carole Middleton, ngiste makinën pranë kështjellës Windsor të hënën. Kate mbante syze dielli të zeza dhe flokët e saj të lëshuara.

Edhe pse është e paqartë se ku po shkonin, dukej se ishte vetëm dyshja nënë-bijë në automjet. Kate nuk është fotografuar në publik që nga 25 dhjetori 2023, kur ajo, Princi William dhe tre fëmijët e tyre morën pjesë në një event të mëngjesit të Krishtlindjeve në Kishën e Shën Mary Magdalenës në Norfolk, Angli.

Kate Middleton shfaqet në publik dy muaj pas operacionit (FOTO)
Kate Middleton

Më pak se një muaj më vonë, Kensington Palace njoftoi se Kate i ishte nënshtruar një "operacioni të planifikuar abdominal" më 16 janar 2024. Deklarata ndau gjithashtu se ajo nuk kishte gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve, që është 31 Mars i këtij viti.

Kate Middleton shfaqet në publik dy muaj pas operacionit (FOTO)
Kate Middleton dhe nëna e saj

kate middleton familja mbreterore britanike

Sondazh

Poll