Bota

Shpërthim në Shën Petersburg, dëmtohen 2 ndërtesa, evakuohen banorët

Guvernatori i Shën Petersburgut Alexander Beglov tha se një incident kishte ndodhur në lagjen verilindore të qytetit Krasnogvardeyskiy.

2 Mars 2024, 09:44 Nga M.B
Shpërthim në Shën Petersburg, dëmtohen 2 ndërtesa,
Një pamje tregon një ndërtesë banimi shumëkatëshe të dëmtuar pas një sulmi të supozuar me dron në Shën Petersburg, Rusi, 2 mars 2024

SHËN PETERSBURG- Dy ndërtesa u dëmtuan dhe shumë njerëz u evakuuan në Shën Petersburg të Rusisë sot në mëngjes pasi banorët vendas raportuan për një shpërthim të fortë që theu dritaret. Guvernatori i Shën Petersburgut Alexander Beglov tha se një incident kishte ndodhur në lagjen verilindore të qytetit Krasnogvardeyskiy. Nga ngjarja mësohet se nuk pati viktima.

Qytetarët e shtëpive të dëmtuara thanës se dëgjuan disa tinguj të çuditshëm të ndjekur nga një shpërthim dhe një zjarr.

“Në fillim dëgjova një bilbil, sepse sapo kisha hapur dritaren, pastaj një zhurmë, një flakë dhe një apartament plot tym, dritarja doli jashtë”, tha Elena për Reuters

Mediat ruse raportuan se incidenti mund të ishte shkaktuar nga një dron ukrainas i rrëzuar, i cili po shkonte drejt një depoje karburanti aty pranë.

rusia shen petersburg

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2024, 07:47 I.A

Rrjetet sociale po vdesin

Foto Ilustruese SHBA- “Jam pak i dehur, nuk do të gënjej. Punë e madhe se është ditë e martë dhe nuk ësht&eum...