Aktualitet

Dronët "Bayraktar" në Shqipëri, instalohen në bazën e NATO-s në Kuçovë

Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

1 Mars 2024, 09:38 Nga r.ll
Dronët "Bayraktar" në Shqipëri, instalohen në
dronet

TIRANË- Në Shqipëri kanë mbërritur dronët ‘Bayraktar’. Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas njoftimit në rrjetet sociale, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre, ndërsa dronët janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë.

POSTIMI

Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.
Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura.
???????? #Mbrojtje #Siguri #Dinjitet ????????.

dronet bayraktar ne shqiperi

Sondazh

Poll