Bota

Ukraina rrëzon aeroplanin e tretë luftarak rus

Në një postim në Telegram, thuhet se bëhet fjalë për bombarduesin Su-34 i cili u rrëzua në lindje të Ukrainës.

29 Shkurt 2024, 08:58 Nga N.F
Ukraina rrëzon aeroplanin e tretë luftarak rus
Foto ilustruese

UKRAINË- Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar ditën e sotme se kanë rrëzuar një aeroplan tjetër luftarak të ushtrisë ruse, i treti këtë javë. Në një postim në Telegram, thuhet se bëhet fjalë për bombarduesin Su-34 i cili u rrëzua në lindje të Ukrainës.

Të martën ukrainasit pretenduan se kanë shkatërruar dy aeroplanë tjerë brenda një dite.

“Sot, 29 shkurti, është një datë që shënohet një herë në katër vite, por tashmë është datë e njohur për rusët që humbën një aeroplan tjetër”, thuhet në postimin e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Në anën tjetër, nga Kievi është bërë e ditur se brenda 10 ditëve të fundit kanë arritur të rrëzojnë 10 aeroplanë luftarakë, ndër ta një spiun – shumë i rrallë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll