Bota

Qeveria britanike rrit fondet e sigurisë për komunitetin hebre

Në fillim të këtij muaji, organi këshillimor hebre, Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) tha se Britania regjistroi mijëra incidente antisemitike pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor, duke e bërë vitin 2023 vitin më të keq për antisemitizmin në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i regjistrimeve të tij në 1984.

29 Shkurt 2024, 08:45 Nga M.B
Qeveria britanike rrit fondet e sigurisë për komunitetin hebre
Demonstruesit mbajnë pankarta në një marshim kundër antisemitizmit, gjatë një armëpushimi të përkohshëm midis grupit islamik palestinez Hamas dhe Izraelit, në Londër, Britani, 26 nëntor 2023

LONDËR- Kryeministri britanik, Rishi Sunak njoftoi dje për 54 milionë paund (68 milionë dollarë) fonde të reja për të mbrojtur komunitetet hebraike kundër antisemitizmit gjatë katër viteve të ardhshme. Në fillim të këtij muaji, organi këshillimor hebre, Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) tha se Britania regjistroi mijëra incidente antisemitike pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor, duke e bërë vitin 2023 vitin më të keq për antisemitizmin në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i regjistrimeve të tij në 1984.

"Është tronditës dhe i gabuar, paragjykimi, racizmi që kemi parë muajt e fundit. Është urrejtje, e pastër dhe e thjeshtë. Një sulm ndaj popullit hebre. Ne do ta luftojmë këtë antisemitizëm me gjithçka që kemi", tha Sunak në një fjalim në darkën vjetore të CST, sipas ekstrakteve të lëshuara nga zyra e tij.

Qeveria i kishte dhënë tashmë CST-së, e cila këshillon rreth 280,000 hebrenj të Britanisë për çështjet e sigurisë, 18 milionë paund për 2024-2025, duke e çuar fondin total deri në vitin 2028 në 70 milionë paund. Financimi do të përdoret për të rritur sigurinë në një sërë ndërtesash hebraike në të gjithë vendin, duke përfshirë shkollat ​​dhe sinagogat, tha qeveria, duke siguruar masa të tilla si roje sigurie, TV me qark të mbyllur (CCTV) dhe sisteme alarmi.

britani fonde komuniteti hebre

Sondazh

Poll