Bota

"Armatosuni, askush nuk ju mbron"/ Deputeti ukrainas për Kosovën: Bëhuni të gatshëm të mbroheni

Goncharenko tha se këtë qëndrim e ka nga përvoja e Ukrainës.

27 Shkurt 2024, 08:11 Nga h.k
"Armatosuni, askush nuk ju mbron"/ Deputeti ukrainas për
Foto ilustruese

UKRAINË-Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka porositur shtetin e Kosovës që të armatosen sa më shumë sipas tij askush nuk e mbron Kosovën në rast nevoje. Goncharenko tha se këtë qëndrim e ka nga përvoja e Ukrainës.

Këshilla ime është shumë e thjeshtë që Kosova të jetë e gatshme të mbrohet. Sepse askush në botë nuk do të të mbrojë përveç vetes. Ky është mësimi i nxjerrë nga ne në Ukrainë. Dhe vetëm nëse do të tregoni qëndrueshmëri siç e treguat kur luftuat për pavarësinë tuaj, atëherë aleatët e vendeve të tjera mund të vijnë për t’ju ndihmuar. Por para së gjithash, duhet të jeni gati. Këshilla ime për Serbinë është shumë e lehtë. Duhet ta trajtojë veten si Gjermania përpara bashkimit. Kur Gjermania ishte perandori, ishte një makth i vazhdueshëm për të gjithë fqinjët dhe për vetë gjermanët. Miliona gjermanë vdiqën për asgjë. Ky është realiteti.

Dhe pasi Gjermania, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përmes deimperializimit, u bë një vend normal pa asnjë ide imperialiste, atëherë Gjermania u bë një vendi mrekullueshëm, i begatë, i bukur, aq i respektuar në të gjithë botën. E njëjta gjë me Rusinë dhe Serbinë. Nëse duan të bëhen vende normale, duhet të ndalojnë të bëhen perandori dhe të largohen nga kjo mënyrë e të menduarit. Kjo është këshilla ime për Serbinë dhe për të jetuar në paqe me fqinjët tuaj. Dhe në këtë rast, jam i sigurt se edhe Serbia ka të ardhme të ndritur. Në të kundërt do të këtë gjakderdhje të vazhdueshme.”-tha ai. 

oleksiy goncharencko

Sondazh

Poll