Bota

Presion ndaj një ish-ministri për të dhënë dorëheqjen si deputet në Spanjë për një skandal me maska gjatë pandemisë

Skandali del në dritë ndërsa kryeministri Pedro Sanchez përpiqet të shtyjë për një mandat të ri me një qeveri të varur nga mbështetja e pasigurt e nacionalistëve katalanas dhe mes kritikave të rënda të përqendruara në marrëveshjen e tij për të dhënë një amnisti të diskutueshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

26 Shkurt 2024, 21:12 Nga S.N
Presion ndaj një ish-ministri për të dhënë
Foto Ilustrim

SPANJË- Partia Socialiste në pushtet e Spanjës i ka dhënë 24 orë kohë ish-ministrit të transportit të vendit, Jose Luis Abalos , që të japë dorëheqjen si deputet pasi ndihmësi i tij u arrestua me dyshimin se kishte pranuar para për të lehtësuar nënshkrimin e kontratave të maskave kundër gjatë pandemisë Covid, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithëse Ambalos, i cili shërbeu si Ministër i Transportit midis 2018 dhe 2021, nuk akuzohet për asnjë krim, PSE beson se ai mban "përgjegjësi politike" , tha Esther Peña, përfaqësuesja e shtypit e parties.

Ambalos i tha televizionit La Sexta në fundjavë se ai mohon çdo keqbërje dhe nuk ka në plan të japë dorëheqjen. Ai tha gjithashtu se do ta kishte bërë këtë nëse skandali do të kishte shpërthyer kur ai ishte ministër.

Skandali del në dritë ndërsa kryeministri Pedro Sanchez përpiqet të shtyjë për një mandat të ri me një qeveri të varur nga mbështetja e pasigurt e nacionalistëve katalanas dhe mes kritikave të rënda të përqendruara në marrëveshjen e tij për të dhënë një amnisti të diskutueshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

Prokurorët kundër korrupsionit akuzojnë asistentin personal të Ambalos, Coldo García, se ka pranuar pagesa për të vepruar si ndërmjetës midis qeverisë dhe Soluciones de Gestion y Apoyo a las Empresas SL, një kompani e krijuar në 2017 për të ofruar gjeneratorë elektrikë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Prokurorët akuzojnë Garcían për pranimin e pagesave pasi ai ndihmoi kompaninë të fitonte kontrata për furnizimin me maska ​​në portet spanjolle dhe kompaninë shtetërore hekurudhore ADIF, ndër të tjera, kur Ambalos ishte ministër i transportit.

Avokati i Garcias nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment. Soluciones de Gestion y Apoyo a las Empresas SL nuk pranoi të komentonte për Reuters me telefon dhe nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi me email.

Nëse Ambalos jep dorëheqjen, ai do të zëvendësohet automatikisht nga një tjetër ligjvënës i Partisë Socialiste sipas sistemit parlamentar të Spanjës, kështu që nuk do të ketë ndikim në numrin e vendeve të partisë. Nëse ai refuzon të japë dorëheqjen dhe largohet nga partia, ai do të vazhdojë mandatin e tij si deputet i pavarur.

Peña theksoi se nuk ka vend për korrupsion brenda partisë. Qeveria po ngre një komision parlamentar për të hetuar të gjitha kontratat e nënshkruara gjatë pandemisë.

spanje

Sondazh

Poll