Bota

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, Presidenti i Bjellorusisë shpall veten kanditat për 2025

joftimi erdhi në ditën e zgjedhjeve parlamentare që u cilësuan si "mashtrim" nga opozita në mërgim. Regjimi i Lukashenkos ka aplikuar një goditje brutale për të shuar lëvizjen e paprecedentë të protestës që shpërtheu pas rizgjedhjes së tij në 2020 për të denoncuar mashtrimin e përhapur. 

25 Shkurt 2024, 22:53 Nga S.N
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, Presidenti i Bjellorusisë
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko njoftoi sot se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025. Njoftimi erdhi në ditën e zgjedhjeve parlamentare që u cilësuan si "mashtrim" nga opozita në mërgim.

Regjimi i Lukashenkos ka aplikuar një goditje brutale për të shuar lëvizjen e paprecedentë të protestës që shpërtheu pas rizgjedhjes së tij në 2020 për të denoncuar mashtrimin e përhapur. Qindra mbështetës të opozitës u burgosën.

 "Thuaju të gjithëve se unë do të kandidoj në vitin 2025", tha Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, pasi hodhi votën e tij.

Opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare. Udhëheqësit e saj në mërgim i bënë thirrje popullatës që të bojkotojë votimin. Organizata joqeveritare Viasna, themeluesi i së cilës, është fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022, Ales Bialatsky po vuan dënimin me dhjetë vjet burg. Janë regjistruar 1,419 të burgosur politikë në Bjellorusi.

Shtetet e Bashkuara denoncuan "zgjedhjet e rreme parlamentare". “Është e pamundur të mbahet një votim i lirë dhe i drejtë në një klimë frike dhe me më shumë se 1400 të burgosur politikë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller në X.

Bjellorusia ka qenë objektivi i sanksioneve perëndimore dhe është e izoluar në skenën ndërkombëtare, por është aleati kryesor i Rusisë të cilën e lehtësoi për të nisur ngaBjellorusia pushtimin e Ukrainës në shkurt 2024.

"Ne do të jemi gjithmonë me Rusinë," tha Lukashenko, i cili varet nga mbështetja politike dhe financiare e Kremlinit.

bjellorusi aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll