Bota

Tërheqja e KFOR-it në Zveçan, para komunës vendoset Policia e Kosovës

Para komunës është vendosur një automjet i blinduar i Njësisë Speciale si dhe disa automjete policore.

25 Shkurt 2024, 22:20 Nga N.F
Tërheqja e  KFOR-it në Zveçan, para komunës vendoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Pas tërheqjes së njësive të KFOR-it, para ndërtesës së Komunës së Zveçanit janë pozicionuar efektivët e policisë së Kosovës. Para komunës është vendosur një automjet i blinduar i Njësisë Speciale, si dhe disa automjete policore. Në terren janë edhe dy makina të KFOR-it që patrullojnë nga drejtimi i pjesës veriore të Mitrovicës në drejtim të Zveçanit.

Tërheqja e KFOR-it erdhi pasi është vlerësuar se gjendja në terren është stabël sipas njfotimit të KFOR-it të cilët do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrulla të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë. KFOR-i është vendosur para ndërtesës komunale në Zveçan që nga 29 maji i vitit të kaluar, pas protestave të dhunshme të serbëve në veri.

kosove zvecan policia kfor

Sondazh

Poll