Bota

"Të zhveshur në temperatura të ulëta"/ The Guardian: Policia serbe dëbon emigrantët në kufirin me Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Thuhet se videoit janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë, dhe i janë dorëzuar më 10 shkurt, medias britanike "The Guardian" .

22 Shkurt 2024, 12:32 Nga r.ll

"Të zhveshur në temperatura të ulëta"/ The

MAQEDONI E VERIUT- Videoja e mëposhtme që tregon grupe burrash të zhveshur në temperatura shumë të ulëta dhe që detyrohen të kthehen nga Serbia në Maqedoninë e Veriut janë dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufijtë evropianë.

Dy video të publikuara nga "The Guardian", të siguruara nga shoqata "Legis" e Maqedonisë së Veriut, tregojnë një rresht burrash gjysmë të zhveshur në një pjesë të rrugës afër kufirit Serbi-Maqedoni e Veriut.

Thuhet se videoit janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë, dhe i janë dorëzuar më 10 shkurt, medias britanike "The Guardian" .

OJQ-ja pretendon se incidenti ishte i dyti nga dy kundërpërgjigjet abuzive dhe "degraduese" gjatë një periudhe 24-orëshe, kur ajo pretendon se më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvishen lakuriq ose gjysmë të zhveshur nga autoritetet serbe përpara se të ktheheshin me forcë në Maqedoninë e Veriut.  Legis thotë se stafi i saj lokal më vonë arriti të bisedojë me burrat, të cilët e identifikuan veten si sirianë.

Jasmin Rexhepi, president i shoqatës "Legis", tha se reagimet "shqetësuese dhe degraduese" erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

Edhe pse ka pasur raportime të ngjashme për trajtimin e emigrantëve në kufijtë e tjerë evropianë, Rexhepi thotë se kjo është hera e parë që raportohet në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

the guardian serbi maqedoni e veriut

Sondazh

Poll