Bota

Takimi me Sunak, mbreti Charles: Mbështetja pas zbulimit të sëmundjes më ka përlotur

Pallati mbretëror njoftoi në fillim të këtij muaji se mbreti ishte diagnostikuar me një formë kanceri, më pak se 18 muaj nga kurorëzimi i tij.

22 Shkurt 2024, 10:42 Nga M.B
Takimi me Sunak, mbreti Charles: Mbështetja pas zbulimit të
Mbreti Charles III takohet me Kryeministrin Rishi Sunak në Buckingham Palace, Londër, Britani për audiencën e tyre të parë personalisht që nga diagnoza e mbretit me kancer.

LONDËR- Mbreti i Britanisë, Charles tha gjatë një takimi me kryeministrin Rishi Sunak të mërkurën se ai ishte përlotur nga mesazhet e vullnetit të mirë pas diagnozës së tij të kancerit. Pallati mbretëror njoftoi në fillim të këtij muaji se mbreti ishte diagnostikuar me një formë kanceri, më pak se 18 muaj nga kurorëzimi i tij.

"Kam pasur kaq shumë mesazhe dhe kartolina të mrekullueshme, më ka bërë të qaja shumicën e kohës," tha Charles.

"Të gjithë janë pas jush," u përgjigj Sunak.

Monarku mban takime javore vetëm me kryeministrin, megjithëse herë pas here kamerat janë lejuar të kapin fillimin e takimeve. Takimi i së mërkurës është i parë zyrtare që Charles ka mbajtur me Sunak që kur u zbulua se ai vuante nga një formë e papërcaktuar e kancerit. Pallati Buckingham ka thënë se mbreti do të vazhdojë të kryejë biznesin shtetëror dhe dokumentet e tij zyrtare, derisa ai i nënshtrohet trajtimit të kancerit.

rishi sunak mbreti charles

Sondazh

Poll