Aktualitet

Bie faqja e Kadastrës, AKSHI: Fluksi i tepërt ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin online

Sipas konfirmimit nga Tv Klan, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit ka pranuar se shërbimet elektronike nuk janë duke funksionuar. Sipas agjencisë arsyeja është fluksi tepër i lartë i dokumenteve që nënshkruhen online

20 Shkurt 2024, 16:06 Nga h.k
Bie faqja e Kadastrës, AKSHI: Fluksi i tepërt ka nxjerrë
Foto ilustruese

TIRANË-Shërbimi online i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës mësohet se ka dalë jashtë funksionit. Sipas konfirmimit nga Tv Klan, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit ka pranuar se shërbimet elektronike nuk janë duke funksionuar. Sipas agjencisë arsyeja është fluksi tepër i lartë i dokumenteve që nënshkruhen online. 

Ngarkesa dhe fluksi i lartë i dokumenteve, të cilat nënshkruhen/vulosen nga infrastruktura në kuadër të shërbimeve tërësisht online të ofruara për qytetarët dhe bizneset, ka shkaktuar një mosfunksionim të pjesshëm në shërbimet e nënshkrimeve elektronike. Sigurojmë qytetarët dhe bizneset se stafi ynë teknik po punon për të optimizuar dhe shtuar resurset e kësaj infrastrukture, jo vetëm për rikthimin në normalitet, por edhe për të parandaluar përsëritjen në vazhdim. Dëshirojmë të bëjmë me dije se problematikat e nënshkrimit elektronik, të cilat po adresohen aktualisht, nuk ndikojnë në mirëfunksionimin e sistemit të fiskalizimit për të gjithë subjektet tatimpaguese, të cilët janë pajisur me certifikat elektronike për përdorimin e këtij shërbimi”.-thuhet në njoftim. 

sherbimi online ne kadaster

Sondazh

Poll