Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës, Kejvina Kthella del në ‘skenë’ pas mesazheve me Redjan Rrajën, merret në pyetje dhe i sekuestrohet telefoni (Emri+Foto)

Dosja.al ka mësuar se emri i Kthellës ka dalë nga mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona, prokuroria Arjan ndoja, Landi Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ dhe shoferi Andi Maloku.
Featured image of article: Atentati ndaj Ndojës, Kejvina Kthella del në ‘skenë’ pas mesazheve me Redjan Rrajën, merret në pyetje dhe i sekuestrohet telefoni (Emri+Foto) Arjan Ndoja, Redjan Rraja dhe Kejvina Kthella

TIRANË– Kejvina Kthella, modelja dhe personazhi mjaft i njohur në showbizin shqiptar është marrë në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Dosja.al ka mësuar se emri i Kthellës ka dalë nga mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona, prokuroria Arjan ndoja, Landi Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ dhe shoferi Andi Maloku.

Gjithashtu burime nga grupit hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Mëgjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada dhe Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Atentati ndaj Ndojës, Kejvina Kthella del në ‘skenë’ pas mesazheve me Redjan Rrajën, merret në pyetje dhe i sekuestrohet telefoni (Emri+Foto)

  1. Klevina punon si prostitute e klasit te larte ..

  2. Dihet si funksionon, gjithe kurvat e show bitz jane eskortat e horrave underground…

Shto Koment