Bota

Mbyllet Kulla Eifel, shkak greva e stafit

Kulla Eifel do të qëndrojë e mbyllur edhe sot, teksa sindikatat denoncojnë menaxhimin e saj.

20 Shkurt 2024, 12:17 Nga E.d
Mbyllet Kulla Eifel, shkak greva e stafit
Kulla Eifel

PARIS- Për shkak të një greve nga ana e stafit, Kulla Eifel është e mbyllur, tashmë për të dytën ditë. "Kërkojmë falje", shkruhet në tabelën e lexuar nga ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë sot atraksionin e famshëm të Parisit. 

Kulla Eifel do të qëndrojë e mbyllur edhe sot, teksa sindikatat denoncojnë menaxhimin e saj. Bashkitë e kryeqytetit francez, aksioneri kryesor i kompanisë Sete që menaxhon Kullën, refuzon të negociojë tani për tani, tha dje një përfaqësues i sindikatës CGT, shkruajnë mediat e huaja.  

Greva e djeshme në Kullën Eifel ishte e dyta që u zhvillua në dy muaj për të njëjtën arsye. Sindikatat kanë kritikuar SETE për modelin e tij të biznesit. Ata argumentojnë se mbivlerëson numrin e vizitorëve të ardhshëm, ndërsa nënvlerëson kostot operative. Në një deklaratë të përbashkët, sindikatat CGT dhe FO i bënë thirrje qytetit të Parisit të jetë i arsyeshëm me kërkesat e tij financiare për të siguruar mbijetesën e monumentit dhe kompanisë që e menaxhon atë.

 

 

kulla eifel  paris

Sondazh

Poll