Bota

Përplasje mes fiseve për prona/ Dhjetëra të vrarë në Guinea, një nga ngjarjet më të rënda ndër vite

Policia thotë se sulmi midis fiseve fqinje çoi në vdekje masive, duke shënuar një përshkallëzim të luftimeve në rajonin e largët verior të vendit Luftimet fisnore nuk janë të pazakonta në pjesë të Papua Guinesë së Re, megjithëse problemet në provincën Enga kanë tërhequr vëmendjen muajt e fundit.

19 Shkurt 2024, 09:59 Nga r.ll

 

Përplasje mes fiseve për prona/ Dhjetëra të vrarë
foto ilustruese

 

GUINEA E RE- Dhjetëra persona janë vrarë në një shpërthim të ri të dhunës mes fisevenë malësitë e largëta të Papua Guinesë së Re, ka raportuar policia lokale.

Xhorxh Kakas, komandanti i policisë provinciale Enga, tha për "The Guardian" se burrat nga dy fiset u vranë se një nga grupimet organizoi një sulm ndaj një grupi tjetër, të cilët u zunë në pritë dhe u vranë.

Autoritetet fillimisht thanë se të paktën 53 persona u vranë në pritë, dhe më vonë thanë se kishin llogaritur gabimisht dhe 26 burra ishin vrarë. Masakra shënon një përshkallëzim të dhunës në rajon. Luftimet fisnore nuk janë të pazakonta në pjesë të Papua Guinesë së Re, megjithëse problemet në provincën Enga kanë tërhequr vëmendjen muajt e fundit.

Vitin e kaluar, provinca thuhet se u izolua pas një shpërthimi dhune që vrau deri në 150 njerëz, megjithëse vlerësimet me rastin aktual ndryshojnë shumë. Incidenti fitoi vëmendjen ndërkombëtare pas pamjeve shqetësuese që shfaqnin burra, të lidhur dhe të tërhequr zvarrë pas një kamioni ndërsa shikuesit brohoritnin, të qarkulluara në mediat sociale.

papua guinea e re

Sondazh

Poll