Bota

VIDEO/ Ende nuk i është dorëzuar familjes, trupi i Navalny mund të jetë transportuar në mes të natës nga burgu në qytet tjetër

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t'i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të "mbulojnë gjurmët" sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

19 Shkurt 2024, 08:37 Nga r.ll
VIDEO/ Ende nuk i është dorëzuar familjes, trupi i Navalny mund
foto nga kamerat esigurise

RUSI- Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh ka kaluar mbi lumin e ngrirë Ob në mesnatën e 16 shkurtit. Autokolona përbëhej nga dy makina patrullimi, një tjetër automjet dhe një minibus UAZ me dy vija të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë. Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.

Në videon e publikuar nga "Mediazona" e pavarur ruse, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale "Ujku Polar", ku Alexei Navalny  kreu një dënim 30-vjeçar) me Salekhard, në veri të Siberisë, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas një hetimi të gjerë që përfshinte rishikimin e disa orëve të pamjeve, faqja beson se ka shumë të ngjarë që kjo autokolonë e veçantë të mbante trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar, Alexei Navalny i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike.

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t'i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të "mbulojnë gjurmët" sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Nëna e Navalny, e shoqëruar nga avokatë, u përpoq sërish sot të shihte trupin e djalit të saj, sipas Kira Jarmis, një zëdhënëse e disidentit, por stafi i morgut refuzoi t'i përgjigjej asnjë prej pyetjeve të saj. 

Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë dje nga Novaya Gazeta Europe  thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard. Deri të shtunën, mbi trupin e disidentit nuk ishte kryer autopsi, raportojnë mediat e pavarura. Novaya tha se burimi i saj, një punonjës i paidentifikuar i shërbimeve të urgjencës, raportoi se kishte parë shenja blu në trupin e disidentit. Sipas burimit të Novaya Gazetës, shenjat blu në trup ndoshta tregojnë se ku mbahej Navalny nga stafi i kolonisë së burgut ndërsa ai kishte konvulsione. Një mavijosje në gjoksin e tij ishte dëshmi e përpjekjeve për ringjallje, tha burimi. Raporti bën të qartë se burimi nuk e ka parë trupin e Navalny pas vdekjes, por informacionin e ka marrë nga një koleg.

Grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info vuri në dukje dje se më shumë se 12,000 njerëz kanë nënshkruar një apel drejtuar komisionit hetimor për t'i dhënë trupin e Navalny familjes së tij. Apelin OVD-Info e ka nisur mbrëmë. Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga e premtja në 30 qytete ruse në ngjarjet e mbajtura në kujtim të Navalny, sipas OVD-Info. Demonstrata janë zhvilluar edhe në shumë vende, para ambasadave ruse.

alexei navalny rusi

Sondazh

Poll