Art&Argëtim

“Kur isha 10 vjeç tentuan të më rrëmbenin”, Angela Martini rrëfen si keqtrajtohej nga njerka: Vetëm intriga

13 Nëntor 2019, 07:44 Nga DOSJA
“Kur isha 10 vjeç tentuan të më rrëmbenin”,

Tiranë- Angela Martini ka treguar së fundmi detaje nga jeta e saj personale. Mbërmjen e djeshme në emisionin “Opinion”  ajo ka treguar se prindërit e saj kanë qenë të divorcuar dhe se jeta për të nuk ka qenë e lehtë.

Ndër të tjera ajo ka tha se teksa jetonte me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj në Shkodër, dikush ka tentuar ta rrëmbëje dhe ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka rrëfyer modelja.

Modelja tregon edhe vitet e jetës me njerkën saj, ku shprehet se ajo e ka keqtrajtuar.   “Shumë e vështirë”, është shprehur ajo për vitet që ka jetuar në një banesë me njerkën.

Ajo rrëfeu se si kur ishte vetëm 10 vjeçe, njerka e keqtrajtonte duke krijuar intriga, mashtrime e madje duke penguar edhe nënën e Angelës që ajo të bashkohej me të bijën në Zvicër. Për marrëdhënien me të atin Martini u shpreh se takohet me të, njëherë ose dy herë në vit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angela martini angela martini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Nëntor 2019, 19:59

TIRANË- Gazetari i njohur Andi Bejtja këtë vit në panairin e librit që ngre siparin nesër vjen me një libër me poezi. “AtdheDashuria”, kështu e ka titullua...