Art&Argëtim

‘Do kalojnë mbi trupat tanë!’/ Sot e zuri gjumi dhe s’shkoi në protestë, si përbetohej “imazhi̶

12 Nëntor 2019, 19:34 Nga DOSJA
‘Do kalojnë mbi trupat tanë!’/ Sot e zuri gjumi dhe

TIRANË– Pas më shumë se një viti rezistencë, në orët e para të mëngjesit të sotëm mori fund qëndresa e banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave të tyre. 

Të pakët në numër dhe të braktisur nga opozita, e cila në çdo televizion fliste në emër të tyre duke premtuar mbrojtje deri në vetëflijim, banorët bënë çfarë ishte e mundur për të mbrojtur pronat e tyre. 

Pasi prishja kishte nisur, zjarri i Molotovëve ishte shuar dhe gazi lotësjellës ishte shpërndarë në ajër, përfaqësues së opozitës së vendit u dukën në Astir. 

Para një mikrofoni dhe live duke u ndjekur me ëndje nga mijëra shqiptarë, “imazhi” i protestës, Klevis Balliu gjeti një rrugë për t’u justifikuar. I vënë në vështirësi nga gazetarët se pse nuk ka qenë opozita në orët e para të mëngjesit në Astir, Balliu u shpreh:

“Unë e kuptoj atë të banorëve, po këta kanë qenë këtu që para nesh, në orën e gjashtë e pak mnuta ka qenë Edmond Spaho këtu, ne nuk jemi ushtarë, ne kemi ardhur për të denoncuar”, u shpreh Balliu.

Me të njëjtin personazh do të kthehemi pak në retrospektivë…

Natën vonë, në një emision televiziv, deputeti i ri për nga mosha e nga përvoja shprehej me shumë siguri se do t’i mbronte banesat e qytetarëve me trupin e tij. 

“Nuk i shemb dot ato shtëpia ti se nuk do t’i shtypësh me fadroma banorët. Përpara se të shtypësh banorët do të duhet të kalosh para trupave të grupit parlamentar të PD. Ditën që ai do t’i sjellë fadromat do t’i ketë rrjesht aty para. E kemi thënë se jemi aty për të mbrojtur banorët se janë për kaozë legjitime që i mbrone dhe ligji dhe Kushtetuta. Kushtetutën nuk e shkel as Edi Rama dhe as Erion Veliaj. Dhe për ta mbrojtur atë ne do të jemi në vijë të parë.”

Sot, 11 muaj pas deklaratës “bombastike” të Balliut, IKMT njoftoi se përfundoi aksionin e saj në Lotin e 1. 

Se ku ndodhej sot kur banorët kishin nevojë për mbështetjen e ish-deputetit Balliu, askush mund ta thotë, por ajo që mund të konstatojmë është braktisja e kauzës nga opozita. Ata nuk ditën që të ndiznin shpresën për një opozitë të gjallë, plot ide e vizion për të ardhmen. Kauza ishte, mbështetja ishte, opozita mungonte…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor protesta e astirit klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor protesta e astirit

Sondazh

Poll