Aktualitet

Procedohen 3 persona për vepra të ndryshme penale në Elbasan

Ndërsa 46-vjeçari me iniciale Sh. K pasi duke prerë një pemë në tokën e tij, nga pakujdesia, ka dëmtuar telat që furnizojnë fshatin Qukës, me energji elektrike.

15 Shkurt 2024, 15:10 Nga E.d
Procedohen 3 persona për vepra  të ndryshme penale në Elbasan
Policia

ELBASAN- Procedohen 3 persona për vepra penale të ndryshme në Elbasan. Prokuroria nisi Procedimet për 25-vjrçarin me iniciale K.B pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ai qarkullonte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Një 40-vjeçar me iniciale D.K ka goditur me shuplakë një person tjetër. Ndërsa 46-vjeçari me iniciale Sh. K pasi duke prerë një pemë në tokën e tij, nga pakujdesia, ka dëmtuar telat që furnizojnë fshatin Qukës, me energji elektrike.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin 25-vjeçari qarkullonte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 46 vjeç, banues në Prrenjas, pasi duke prerë një pemë në tokën e tij, nga pakujdesia, ka dëmtuar telat që furnizojnë fshatin Qukës, me energji elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll