Bota

"Mohoi aludimet pë tradhëti"/ Naim Murseli përfundon dëshminë në Prokurori

Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se dëshmia e tij ka mbaruar ditën e sotme. 

1 Shkurt 2024, 16:59 Nga h.k
"Mohoi aludimet pë tradhëti"/ Naim Murseli përfundon
Foto ilustruese

KOSOVË-Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka vazhduar dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë këtë të enjte. Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se dëshmia e tij ka mbaruar ditën e sotme. 

Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”.-thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares.

 

naim murseli

Sondazh

Poll