Art&Argëtim

Kanye West ndalon gruan të përdorë rrjetet sociale, miqtë e Bianca Censorit të shqetësuar

Lajmin për këtë vendim të Kanye e kanë ndarë burimeve të afërta të çiftit.

29 Janar 2024, 15:55 Nga N.F
Kanye West ndalon gruan të përdorë rrjetet sociale, miqtë e
Bianca Censori dhe Kanye West

SHBA- Kanye West ka ndaluar gruan e tij Bianca Censori që të përdorë rrjetet sociale me pretendimin se këtë vendim e ka marr për ta mbrojtur atë nga komentet negative. Lajmin për këtë vendim të Kanye e kanë ndarë burimeve të brendshme të çiftit.

Miqtë e afërt të saj kanë shprehur shqetësimin se reperi po e izolon Bianca Censorin duke e larguar nga përdorimi i mediave sociale. Fansat kanë komentuar negativisht për Bianca-n, pasi Kanye postoi një seri fotosh pothuajse të zhveshura të saj në Instagram, ndërsa ai vetë është plotësisht i veshur. Një burim i brendshëm theksoi se Censori kishte përdorur më parë mediat sociale në mënyrë aktive derisa ajo u martua me estin dhe se sjellja e tij ndaj gruas së tij është ‘rrëqethëse’.

“Bianca ka pasur gjithmonë rrjete sociale dhe ajo ishte aktive në to, derisa u martua me est”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com.

bianca censori kanye west rrjete sociale

Sondazh

Poll