Bota

Izraeli sërish në gjyq? Sindikata e gazetarëve paralajmëron: Do ngremë padi nëse punonjësit e shtypit në Gaza janë në shenjestër të ushtrisë izraelite

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë jofitimprurëse më vete që promovon lirinë e shtypit, tha të dielën se 83 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

29 Janar 2024, 09:40 Nga r.ll
Izraeli sërish në gjyq? Sindikata e gazetarëve paralajmëron:
foto ilustruese

IZRAEL- Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër zyrtarëve izraelitë nëse gazetarët që punojnë në Gaza janë në shënjestër të ushtrisë.

Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant të publikuar të shtunën, thuhej se rreth 10% e gazetarëve që punonin në Gaza ishin vrarë gjatë luftës Izrael-Hamas.

“E tillë ka qenë shkalla e vdekshmërisë mes mbledhësve të lajmeve – rreth tre herë ajo e punonjësve shëndetësorë, për shembull – që është e pamundur të besohet se kjo është një çështje rastësie”, thuhej në letër, shkruan CNN.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë jofitimprurëse më vete që promovon lirinë e shtypit, tha të dielën se 83 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Prej tyre, 76 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanez.

IFJ i bënte thirrje Izraelit të publikonte politika dhe procedura specifike për të siguruar që personeli ushtarak do të mbronte gazetarët. Ushtria izraelite ka thënë më parë se kurrë nuk synon qëllimisht gazetarët.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll