Bota

Sulm me thikë në jug të Anglisë, humbin jetën dy adoleshentë

Policia arriti në vendngjarje disa minuat pasi ndodhi sulmi, por jo në kohë për të kapur autorët pasi mundën të largohen nga vendi i ngjarjes me makinë. Dy adoleshentët u dërguan menjëherë në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë nga plagët e rënda që kanë marrë me thikë.

28 Janar 2024, 20:37 Nga h.k
Sulm me thikë në jug të Anglisë, humbin jetën dy
Foto ilustruese

BRITANI-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në jug të Anglisë orët e para të ditës së sotme, ku dy adoleshëntë kanë humbur jetën. Mediat britanike bëjnë me dije se një grup personash sulmuan dhe qëlluan më thikë për vdekje dy adoleshentët 15 dhe 16 vjeç.

Policia arriti në vendngjarje disa minuat pasi ndodhi sulmi, por jo në kohë për të kapur autorët pasi mundën të largohen nga vendi i ngjarjes me makinë. Dy adoleshentët u dërguan menjëherë në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë nga plagët e rënda që kanë marrë me thikë.

Një deklaratë nga Policia e Bristol tha se oficerët arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.

Nuk është bërë ende identifikimi i personave që kryen sulmin ndaj dy adoleshentëve, ndërsa janë arrestuar një 44-vjeçar dhe një 15-vjeçar të cilët ndodhen në paraburgim.

britani vriten dy a

Sondazh

Poll