Politike

FOTO-LAJM/ Prurjet e reja të PS në Tiranë, Gjonaj nga Puka në kryeqytet, Veliaj merr Xhafajn si krah të djathtë, Spiropali

9 Nëntor 2019, 11:44 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Prurjet e reja të PS në Tiranë, Gjonaj nga Puka

TIRANË– Socialistët u mblodhën sot në një takim në Parkun Olimpik të Tiranës, ku nën sloganin “Ti Zgjedh”, u zgjodhën delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste. Por disa orë para takimit, deputeti i Tiranës, Ervin Bushati ka ndarë në rrjetet sociale disa çaste nga puna për organizimin e “Ti Zgjedh”.

Ajo që bie në sy, janë lëvizjet e reja në Partinë Socialiste, ku shihet ministrja Etilda Gjonaj, e cila vjen nga Puka në bazën e PS në Tiranë, e po ashtu edhe Ulsi Manja nga Dibra në Tiranë.

S’mund të lëmë pa përmendur Elisa Spiropalin, e cila siç thonë zërat e korridoret e selisë rozë është kundërshtarja më e fortë e momentit e kryebashkiakut Erion Veliaj, që qëndron ulur e qeshur krah Vasilika Hysit, e cila e ndan me Fatmir Xhafajn.

Xhafaj njihet edhe si ‘krahu’ i djathtë i Veliajt dhe një nga mbështetësit e tij më të ngushtë në Partinë Socialiste.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali erion veliaj fatmir xhafaj sherr ne ps takimi 'ti zgjedh' ne tirane elisa spiropali erion veliaj fatmir xhafaj sherr ne ps takimi 'ti zgjedh' ne tirane

Sondazh

Poll